Rreth nesh
Nga njohuria te vetëdija, nga vetëdija te veprimi.
Itkaan është platformë edukative islame, e krijuar që njohuria të mos mbetet vetëm informacion, por të shndërrohet në vetëdije, në bindje dhe, mbi të gjitha, në veprim.
Pse ekzistojmë
Njohuria ka vlerë vetëm atëherë kur lë gjurmë në jetën tonë. Kur ajo që mësojmë fillon të ndikojë në mënyrën si mendojmë, si sillemi, si vendosim dhe si jetojmë.
Muslimanit nuk i mjafton vetëm të dijë. Ai ka nevojë ta kuptojë atë që mëson, ta përvetësojë dhe ta bëjë pjesë të jetës së tij.
Sot dija është më pranë nesh se kurrë: ligjërata, video dhe shkrime gjenden kudo. Por kur mbeten copëza të shpërndara, pa rend dhe pa përcjellje, na prekin për një çast e pastaj harrohen. Prandaj, përmes Itkaanit, ndërtojmë një rrugëtim të qartë dhe të strukturuar, ku çdo mësim mbështetet te i mëparshmi dhe çdo hap të afron te zbatimi.
Rrugëtimi
Tri hapa, një qëllim
Çdo kurs në Itkaan ndjek të njëjtin rrugëtim: nga ajo që mëson, te ajo që kupton, te ajo që bën.
- Hapi 01
Njohuria
Dije e saktë, e renditur me kujdes
Mësime nga hoxhallarë të përzgjedhur, të ndara në kurse, seksione dhe mësime të shkurtra, që ta dish gjithmonë ku e nis dhe ku po shkon.
- Hapi 02
Vetëdija
Ta kuptosh, jo vetëm ta dëgjosh
Kuizet pas mësimeve, shënimet e tua dhe përsëritja e kthejnë informacionin në kuptim, dhe kuptimin në bindje.
- Hapi 03
Veprimi
Dija që duket në jetë
Çdo temë lidhet me jetën e përditshme, me adhurimin, sjelljen dhe vendimet tona, që ajo që mësojmë të duket në atë që bëjmë.
Si mësojmë
Çfarë e bën mësimin në Itkaan ndryshe
Që secili të dijë jo vetëm çfarë ka mësuar, por edhe sa ka përparuar dhe si mund ta zbatojë atë që ka mësuar në jetën e përditshme.
Ligjërata online
Mëso në kohën tënde dhe nga çdo pajisje, me mësime që mund t'i rishikosh sa herë të duash.
Trajnime të përgatitura me kujdes
Çdo kurs ndahet në seksione dhe mësime të shkurtra, me kohëzgjatje të qartë dhe një qëllim të caktuar për secilin mësim.
Hoxhallarë të përzgjedhur
Programet udhëhiqen nga hoxhallarë profesionistë, të zgjedhur për dijen e tyre dhe për mënyrën si e përcjellin atë.
Teknika moderne të ligjërimit
Prezantime vizuale, përmbledhje dhe shembuj nga jeta, që dija të kuptohet më lehtë dhe të mbahet mend më gjatë.
Vlerësime dhe certifikime
Kuize pas mësimeve, provim në fund të kursit dhe tri nivele certifikimi, nga certifikata e pjesëmarrjes deri te certifikimi i artë.
Përcjellje e progresit
Paneli yt personal tregon çfarë ke mësuar, sa ke përparuar dhe çfarë të pret më tej.
Parimet tona
Çfarë na udhëheq
Tri parime që i kemi parasysh në çdo kurs, në çdo mësim dhe në çdo vendim.
Saktësia para shpejtësisë
Dija fetare është amanet. Nuk nxitojmë: çdo mësim përgatitet me kujdes dhe përcillet nga hoxhallarë që e njohin mirë atë që mësojnë.
Qartësia para sasisë
Më mirë pak mësime që kuptohen dhe zbatohen, se shumë mësime që harrohen. Çdo mësim ka një qëllim të qartë dhe vendin e vet në rrugëtim.
Jeta para provimit
Certifikata e vlerëson përpjekjen, por masa e vërtetë e suksesit është ndryshimi që dija sjell në mënyrën si mendojmë, sillemi dhe jetojmë.
Emri ynë
Pse Itkaan?
Në arabisht, itkaan do të thotë ta bësh një punë me përkushtim, me saktësi dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky është standardi që kërkojmë nga vetja dhe rrugëtimi që ftojmë secilin ta nisë: itkaan në atë që besojmë, në mënyrën si adhurojmë dhe në karakterin që ndërtojmë.
إتقان
إنّ الله يُحِبُّ إِذا عَمِلَ أحَدُكُم عَمَلاً أن يتقنه
«Allahu e do që, kur ndonjëri prej jush bën një punë, ta bëjë atë me përsosmëri.»
Rrugëtimi fillon me një hap
Krijo llogarinë, zgjidh kursin e parë dhe mëso në ritmin tënd, një mësim pas tjetrit.
Ligjëro në Itkaan
Je hoxhë ose ligjërues dhe dëshiron ta ndash dijen tënde në një program të strukturuar? Do të na gëzonte të të njihnim.